image Rama: Pa Rugovën, Thaçin, LDK-në e UÇK-në nuk mund kuptohet ardhja në këtë ditë

Shqipëri

Rama: Pa Rugovën, Thaçin, LDK-në e UÇK-në nuk mund kuptohet ardhja në këtë ditë

news image

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë u shpreh se shqiptarët sot, 110 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kanë më shumë të drejta se kurrë me parë.

Rama u shpreh besimplotë se njohja e Kosovës do të vijë shumë më shpejt, ndërsa solli në vëmendje fakti se edhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut e Mal të Zi kanë sot një kryeparlamentar dhe kryeministër.

Sipas Ramës, janë dy emra që i mungojnë sallës së Kuvendit të Shqipërisë në këtë ditë të veçantë, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

“Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama.

Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, është mbajtur mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

/GazetaSinjali/