Kryeministri Albin Kurti e ka përjetuar një befasi të çuditshme nga homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama.
Teksa Kurti është duke biseduar me një grup njerëzish, Rama i shkon nga pas dhe ia mbyll sytë duke kërkuar që i pari i qeverisë kosovare ta qëllojë se kush është duke ia mbyllur sytë.
“Duhej të më kishe gjetur vetë dhe jo me spiunë”, i kishte thënë me shaka Rama, Kurtit.
Të dy kryeministrat, që vijnë nga parti të majta, po qëndrojnë në Kongresin e Partisë së Socialistë Evropianë.