Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dënuar vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe dhe ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta në mënyrë tragjike.
Rama shkruan se ndihet i pikëlluar dhe i tronditur pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Abe, ngase sipas tij, vrasja e Abes ka tronditur themelet e demokracisë duke bërë kështu që politikanët të shihen si armiq, shkruan Gazeta Sinjali.
“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.