Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar kancelares gjermane Angela Merkel yllin shqiptar të mirënjohjes, duke vlerësuar mbështetjen që ajo i ka dhënë vendit.
Teksa i dhuron yllin e medaljes, Rama i shpjegon Merkel se ai ka simbolin e Skënderbeut, që sipas tij u quajt dhe ”aleati i Krishtit”.
“Nuk do rrij të mbaj fjalim këtu se e di që ju i urreni ceremonitë, le të mjaftohemi me fotot”, thotë Rama teksa i dorëzon yllin e mirënjohjes Merkelit.
Ndërsa Merkel nga ana e saj i shpreh kënaqësinë Ramës që kanë punuar së bashku.
Postimi i Ramës:
DANKE ANGELA, kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.