Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Ai tha se ky është simbol i miqësisë së kryeqytetit tonë, derisa e falënderoi përzemërsisht Gjukanoviqin.
“Ky është Çelësi i Kryeqytetit, i shtëpisë tuaj, ndiejeni veten si në shtëpinë tuaj! Je gjithmonë i mirëseradhur”, ka thënë Rama.
Pas takimit me Osmanin dhe Konjufcën, Gjukanoviq vizitoi edhe komunën e Prishtinës.
Gjukanoviq do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.