image Disa orë pas vrasjes së katërfishtë, Rama poston bregdetin e Velipojës/ Detyrohet ta fshijë pas kritikave të ashpra

Shqipëri

Disa orë pas vrasjes së katërfishtë, Rama poston bregdetin e Velipojës/ Detyrohet ta fshijë pas kritikave të ashpra

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka fshirë foton e bregdetit të Velipojës me të cilën i përshëndeti ndjekësit e tij në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo publikimi i kësaj fotoje disa orë pas krimit që tronditi Velipojën ku mbetën 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, nuk ju ka pëlqyer ndjekësve të Ramës.

Kjo sepse në atë postim ka pasur komente të shumta që i kanë kujtuar Ramës ngjarjen e mesnatës.

Pas këtyre komenteve ka zgjedhur ta fshijë postimin, duke publikuar videon e një investimi në Shërbimin e Ri të Kardiokirurgjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, me të cilën ka uruar ndjekësit për një të diel të mbarë./Gazeta Sinjali/