image Rama i ashpër: Pas pak do të publikoj emrat e ministrave të shkarkuar

Shqipëri

Rama i ashpër: Pas pak do të publikoj emrat e ministrave të shkarkuar

news image

Partia Socialiste do të mbledhë pas pak minutash Asamblenë Kombëtare. vetë kryeministri Edi Rama, ka njoftuar në Facebook, se në orën 17:00 do të jetë ai që do të mbajë fjalën hapëse përpara asamblesë.

“ Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar”, shkruan Rama në Facebook.

Pas fjalës së Ramës, mbledhja do të mbyllet për mediat. Pritet që në mbledhjen e sotme të bëhet një analizë e gjërë e punës së çdo ministrie.

/GazetaSinjali/