image Rama fton të rinjtë të mos e braktisin vendin: Po ikët do të bëni zgjedhje të gabuar

Shqipëri

Rama fton të rinjtë të mos e braktisin vendin: Po ikët do të bëni zgjedhje të gabuar

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës publike që të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin ritëm, pasi janë në monitorim BE. Ai ka theksuar se duhet të gjithë duhet të fokusohemi te anëtarësimi në Bashkimin Europian.

 Sakaq, Rama u ka kërkuar të rinjve të mos ikin nga Shqipëria, sepse është një zgjedhje e gabuar.

“Ne duhet të fokusohemi te anëtarësimi në BE pavarësisht se çfarë na thonë ata atje, zërat e gjithkujt në kafene, sepse ne duhet ta besojmë që e kemi ne këtë në dorë. Sepse ne do të jemi gati për në BE, pa qenë ata gati për ne. Kjo nuk është thjesht një përpjekje për të qenë në rregull me Brukselin. Kjo është e lidhur me të qënurit i vetdijshëm që administra publike ka një rol parësor për mirëqeverisjen. Edhe këtë nuk e bën realitet qeveria, por e gjithë makina e shtetit. Po ashtu ne duhet të jemi shumë të vetdijshëm që pjesë e këtij procesi është dhe antikorrupsioni, i cili është mirësjellje, kulturë shërbimi që secili prej jush ka një rol me klimën e çdo institucioni të Shqipërisë”

“Qëllimi ynë është që të krijojmë në çdo pjesë të administratës, një klimë të re. Ne kemi thyer një rekord dhe duhet që të nesërmen duhet të gjesh forca të reja për të shkuar më tutje. Ne vërtetë ia dolëm atij procesi, po janë kaq shumë procese kontrollore monitorimi nga BE, sa që ne duhet të jemi gjithmonë në formë. Çdokush që hyn në mëngjes në derën e një insitucioni, është mirë që ta ndjejë peshën e ngritjes së atij flamuri kombëtar. Këtë klimë të re ne duhet ka krijojmë domosdo dhe do bëjmë çmos që të jeni të gjithë të përfshirë. Qëllimi më i madh dhe më i lartë është që ta shkulim përgjithmonë Shqipërinë nga kthetrat dhe për ta ngulur në atë hapësirë ku janë shtetet dinjitoze për qytetarët e tyre.

Më besoni që po ikët do të bëni zgjedhje të gabuar, por ana tjetër jeni shumë herët për të parë si është Shqipëria brenda këtyreve viteve dhe do të flisnin për atë që gjyshërit tuaj as nuk guxonin të ëndërronin”./abcnews.al

/GazetaSinjali/