image Rama: FSK së shpejti me mision në Irak

Kosovë

Rama: FSK së shpejti me mision në Irak

news image

Teksa ka folur për zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës pas transformimit në ushtri, komandanti i kësaj force, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se në vitin 2021, Ushtria e Kosovës për herë të parë do të jetë në mision ushtarak, bashkë me ushtrinë amerikane.

Ai ka theksuar se Ushtria e Kosovës, do të jetë në mision qoftë në Irak apo Afganistan dhe se kjo do të jetë një arritur e madhe.

“E them me bindje të plotë që ushtarët e Kosovës, bashkë me Gardën Nacionale të Ajovës, do të jenë në këto vende për misione ushtarake”, ka deklaruar Rama.

Ndërsa në lidhje me ankesat për parregullsi në konkursin për kadetë të ushtrisë, ai ka theksuar se gjithçka ka qenë e monitoruar me kamera dhe se secili që është ankuar e ka parë testin.

Komandanti i FSK-së, ka theksuar se dekretimi i strukturës ushtarake nga presidenti është faza e parë e ndryshimeve strukturore që parashihen me ligj.

Sa i përket debatit për mundësinë e shtrirjes së ushtrisë në veri të vendit, Rama ka thënë se nëse merret një urdhër, ata janë të gatshëm të përgjigjen aty, pavarësisht se për ku bëhet fjale, sepse, siç është shprehur, ushtria e ka obligim ta mbrojë vendin./Sinjali/