image Rama foli me Escobarin për dialogun Kosovë - Serbi dhe për "Ballkanin e Hapur"

Shqipëri

Rama foli me Escobarin për dialogun Kosovë – Serbi dhe për “Ballkanin e Hapur”

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në takim zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit dhe të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan Gazeta Sinjali.

Me Escobarin, Rama tha se ka folur, ndër të tjera, edhe për dialogun Kosovë – Serbi, si dhe nismën “Ballkani i Hapur”.

“Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e ShBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nismë transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”, shkroi Rama në Facebook./GazetaSinjali/