image Rama: Fëmijët e familjes Abazi nga Kosova do të marrin bursë deri në fund të shkollimi të tyre

Kosovë

Përkrahje pas tërmetit/ Rama: Fëmijët e familjes Abazi nga Kosova do të marrin bursë deri në fund të shkollimi të tyre

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka premtuar sërish përkrahje për pasardhësit e familjes Abazi nga Gjilani, dy anëtarët e së cilës humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri.

Rama ka thënë se fondi prej një milion lekësh të reja për çdo familje të viktimave duhet të aktivizohet sot.

“Fondi prej 1 milion lekësh te reja do të aktivizohet sot. Mos harroni se janë edhe dy familje në Kosovë që duhet kontaktuar dhe duhet marrë këtë fond. Fëmijët do marrin bursën prej 15 mijë lekësh që do ta kenë deri në fund të shkollës së tyre”, tha Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë.

Sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit për të filluar procesin e harmonizimit të përpjekjeve në mënyrë që kontributet e mbledhura të shtohen në mënyrë që procesi i planifikimit të harmonizohet.

Kryeministri i Shqipërisë tha se nevoja për të krijuar një bazë solide për financimin e gjithë operacionit të rindërtimit është e madhe dhe domosdoshmëria për të garantuar që të gjitha familjet të targëtohet sipas nevojës./ Gazeta Sinjali/