image Rama, Erdoganit: Nuk harrohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga ju në minutat e para të shpalljes së saj

Politikë

Rama, Erdoganit: Nuk harrohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga ju në minutat e para të shpalljes së saj

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur tre momente që sipas tij Turqia dhe presidenti i saj, Recep Tayyip Erdogan, nuk do të harrohen nga shqiptarët.

Ai, në konferencën e tij të përbashkët me Erdogan në Ankara, ka përmendur njohjen që Turqia i ka bërë Kosovës kur e shpalli pavarësinë para 16-vjetëve.

“Shqiptarët, Shqipëria dhe Kosova nuk mund të harrojnë tre gjëra që mbeten në kujtesën tonë kombëtare për sot dhe për nesër fal jush dhe qeverisë tuaj. Kosova u njoh si Republikë e pavarur pak minuta pasi parlamenti i saj shpalli pavarësinë. E dyta kur Shqipëria u godit nga një tërmet me pasoja jashtëzakonisht të rënda ju ishit i pari që komunikuat me mua më thatë që sa të jetë Turqia, Shqipëria nuk do të jetë kurrë vetëm, dhe bëtë iniciativën publike për fillimin e menjëhershëm të 500 apartamenteve të reja”.

“E treta kur Shqipëria dhe populli shqiptar bashkë me popujt e tjerë të rajonit tonë të Ballkanit u ndjenë si peshku pa ujë, momenti kur bota u godit nga pandemia COVID-19 dhe teksa shikonim nëpër ekranet e televizioneve evropiane fillimin e vaksinimit në Evropë, nëse nuk do të ishte Turqia dhe nëse nuk do të ishit ju personalisht kushedi se sa njerëz do të kishin humbur jetën. Këto tre momente mes jetës dhe vdekjes nuk harrohen kurrë”, ka thënë Rama. 

/GazetaSinjali/