Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ditë që është në terren për të parë dëmet që i ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë, Durrës e Lezhë.
Para disa ditëve Rama së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, vizituan familjen Lala, një ndër familjet më të dëmtuara nga tërmeti.
Dhe teksa ngjitnin shkallët e pallatit, Rama ka vënë re shkarravitjen e mureve. Kreu i qeverisë i kërkoi kryetarit që lyerja e mureve të bëhet sa më parë.
Duke e urdhëruar që t’i lyente ai të nesërmen që në orën 4 e 30 të mëngjesit.
Por, i pyetur në “Shiko Kush LUAN”, nga fëmijët, se a i leu shkallët e pallatit që i tha kryeministri Rama, Veliaj u përgjigj duke thënë se kryeministri nuk e kishte pasur me të, por me administratorin e pallatit, i cili i leu brenda asaj dite./Gazeta Sinjali/