Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëron se numri i rasteve të infektuar me koronavirus do të rritet javën që vjen dhe më shumë javën tjetër.
Sipas tij, masat shtrënguese që kanë marrë këto javë, do t’i ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Të jemi të qartë. Më e keqja nuk ka ardhur akoma. Nuk dua tju fus frikën apo tju shqetësoj por kam detyrë tju informoj. Në javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar dhe në javë tjetër ende më shumë. Asnjë panik sepse kësaj nuk i shmanget askush është kurba e përhapjes. Vetëm në javën e tretë, në kapërcyelles mes marsit e prillit do të kemi mundësi të shohim ku kemi arritur ne dhe ku armiku”, ka thënë Rama.
Në Shqipëri janë shënuar 38 persona të infektuar me koronavirus dhe një person i vdekur./Gazeta Sinjali/