image Rama: Do të vazhdojmë me Ballkanin e Hapur, le të thonë çka të duan përqafuesit e turbofolkut nacionalist

Rajon

Rama: Do të vazhdojmë me Ballkanin e Hapur, le të thonë çka të duan përqafuesit e turbofolkut nacionalist

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se beson se çdo shqiptari i vjen mirë kur për dy herë rresht Serbia bashkohet me Perëndimin në Kombet e Bashkuara kundër Rusisë dhe, sipas tij, kjo nuk do të kishe ndodhur pa Ballkanin e Hapur.

Rama në konferencën për shtyp pas mbylljes së Kongresit të Partisë Socialiste, ka thënë se nuk do të zmbrapset nga projekti Ballkani i Hapur.

“Jemi shumë të vendosur të vendosur të ecim me Ballkanin e Hapur. Le të thonë çka të duan përqafuesit e turbofolkut nacionalist, ne do të vazhdojmë me Ballkanin e Hapur dhe besoj që asnjë shqiptari të arsyeshëm nuk i vjen keq, përkundrazi s’ka si të mos i vie mirë kur për dy herë rresht Serbia bashkohet me perëndimin në Kombet e Bashkuara kundër Rusisë dhe me lejoni t’iu them se pa Ballkanin e Hapur kjo nuk do të kishte ndodhur”, tha Rama.

“Ballkani i Hapur është shumë i çmueshëm për të ardhmen e rajon dhe të çdo vendi në rajon për ata që e kuptojnë sot dhe do ta kuptojnë edhe të tjerët më herët se sa vonë, do të bashkohen të gjithë. Ne na duhet të mbajmë këtë kurs paqe, e sigurie. Mos harroni se në Ballkan ka filluar edhe një luftë botërore, kështu që ky territor nuk është aq i thjesht dhe ne nuk kemi asnjë llogari që t’i fryjmë zjarreve të kota, të gjitha llogarit tona janë që t’i fryejmë erës së bashkëpunimit”, tha ai.

Kreu i PS, duke iu referuar Sali Berishës, ka thënë se është një i gjallë që ka vdekur dhe nuk i përgjigjet.

Rama është pyetur edhe për mandatin e katër dhe konkurrencën e mundshme që mund ta ketë nga Sali Berisha, ku tha se përtej tij që në 2025, Shqipëria mund të votojë për t’i shkuar mbrapa gjeneralit të ushtrisë së vdekur, kjo do të sfidonte edhe kryeveprën e Ismail Kadares.

/GazetaSinjali/