image Rama "bojkoton" darkën formale me Frederika Mogherinin ku po marrin pjesë liderët e Ballkanit (VIDEO)

Kosovë

Politikë/ Rama “bojkoton” darkën formale me Frederika Mogherinin ku po marrin pjesë liderët e Ballkanit (VIDEO)

news image

Nënkryetarja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ka mbledhur sonte në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësja Maja Kocijançiq, para pak çastesh ka publikuar një foto të përbashkët nga ky takim joformal.

Në këtë foto shihen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai Malit të Zi Millo Gjukanoviq në njërën anë ndërsa në krahun tjetër presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe anëtarët e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, kroati Zhelko Komshiq, serbi Millorad Dodik dhe boshnjaku Shefik Xhaferoviq.

Në këtë foto mungon kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e mungesës së kryeminitrit të Shqipërisë në këtë takim.

Bëhet e ditur se ky është takim lamtumirës i përfaqësueses së lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini ku do të shfrytëzohet për shkëmbim mendimesh mbi ngjarjet në rajon, zgjidhjen e sfidave dhe analizën e arritjeve gjatë mandatit të Federice Mogherinit./Gazeta Sinjali/