Kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar me një delegacion në takimet në kuadër të “Open Balkan”, ka mbërritur sonte rreth orës 18:00 në Beograd, shkruan Gazeta Sinjali.
Sonte, Rama dhe Vuçiq do të kenë një darkë ku do të marrë pjesë dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
Pjesëmarrës në këtë takim informal do të jetë dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, edhe pse vendi i tij deri tani nuk i është bashkuar iniciativës “Open Balkan”, raporton Euronews Albania.
Të enjten do të nisë agjenda e takimeve, ku rreth orës 10:30 do të ketë një takim kokë më kokë mes përfaqësuesve të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. /GazetaSinjali/