image Rama akuzon Berishën, Metën dhe Bashën se votuan pro raportit të Dick Martyt

Shqipëri

Rama akuzon Berishën, Metën dhe Bashën se votuan pro raportit të Dick Martyt

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka akuzuar rivalët e tij politik në Shqipëri rreth raportit të Dick Martyt, që si rjedhojë e formoi Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në Twitter, Rama ka thënë se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulëzim Basha janë të lidhur direkt rreth votës pro për raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës.

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?#KrenarpërPS”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/