Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke mbajtur një fjalim në Kuvend rreth ngritjes së aktakuzës së Speciales ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.
Rama ka thënë se aktakuza është një baltë e madhe, e hedhur rëndë jo vetëm mbi Thaçin e Veselin, por mbi gjithë Shqiptarinë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Një teskt i shkruar, i cili edhe sikur të mos ketë asnjë zhvillim të mëtejshëm juridik, për ne që e kemi jetuar në rininë tonë atë kohë, i ngjan një fletrrufeje të revolucionit kulturor kinez, ku fryma diskredituese e fjalëve asgjëson vetë prezumimin e pafajësisë”, deklaroi mes tjerash Rama.
Ai u ka kërkuar deputetëve të paramendojnë sikur dikush që s’e ka idenë për luftën në Kosovë ta lexojë njoftimin e djeshëm të Speciales.
“Në atë tekst duket sikur lexon për atdheun e agresorëve, jo për vendin e viktimave të agresionit”, tha Rama. /Gazeta Sinjali