Një fotografi e Adnan Januzajt me Nemanja Gudelj është bërë së fundmi virale në rrjete sociale.
Futbollisti nga Kosova duket të ketë pasur një përshëndetje të ngrohtë me futbollistin serb.
Fotografia u publikua nga kroati Ivan Rakitic, në llogarinë e tij në “Instagram”.
Të tre futbollistët e përmendur janë pjesë e klubit spanjoll, Sevilla.