image Rakitic: Gjyqtari ishte kundër nesh, Camavinga duhej të largohej me karton të kuq

Futboll

Rakitic: Gjyqtari ishte kundër nesh, Camavinga duhej të largohej me karton të kuq

news image

Real Madridi arriti të bëjë një përmbysje të çmendur në stadiumin “Ramon Sanches-Pizjuan” të Sevillas, duke i mposhtur andaluzianët me rezultat 3-2.

Pasi e panë veten në disavantazh prej 2-0 në pjesën e parë, madrilenët u rikthyen me tri gola në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen.

Rodrygo e nisi rrugën e përmbysjes kur realizoi në minutën e 50-të, teksa rezultatin e barazoi mbrojtësi Nacho Fernandez në minutën e 83-të.

Heroi i madrilenëve edhe njëherë tjetër doli të jetë francezi Karim Benzema i cili realizoi një gol fitues të tretë në minutat shtesë, duke realizuar në minutën e 92-të.

Pas ndeshjes, ka reaguar realizatori i golit të parë të ndeshjes, Ivan Rakitic, i cili i vuri fajin gjyqtarin për humbjen ndaj Real Madridit.

“Per mua, gjyqtari ishte kunder nesh sonte. Karton i kuq per Camavingan mungoi dhe prekja me dore e Vinicius ishte e qarte”, deklaroi kroati.

/GazetaSinjaliSport/