image Rakiq: Situata në Jarinje i tejkalon aftësitë tona

Politikë

Rakiq: Situata në Jarinje i tejkalon aftësitë tona

news image

Kryetari i Listës Serbe, ministri Goran Rakiq, është deklaruar për herë të dytë, pas vendimit të fundit të Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit sa i përket targave të automjeteve dhe prezencës së Policisë së Kosovës në Jarinje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka deklaruar se Lista Serbe është në kontakt me krerët e Qeverisë Serbe dhe Lajçakun, për të cilët tha se janë njoftuar se ka një situatë të tensionuar në Jarinje.

“Ne kishim kontakte me Beogradin. Biseduam edhe me Lajçakun. Ne gjithashtu i thamë se situata këtu është shumë e tensionuar. Njerëzit janë të mërzitur, jo vetëm të mërzitur, por të frikësuar”, tha Goran Rakiq, shkruan Kossev.

Ai ka theksuar se situata në Jarinje i “tejkalon aftësitë e tyre” dhe kjo është arsyeja sipas tij që të ju bëjnë thirrje që të përfshihen të gjitha palët, Kosova, Serbia dhe Bashkimi Evropian për të gjetur një zgjidhje.

Ai përsëriti se marrëveshja e Brukselit “nuk është një shuplakë”, dhe një herë i bëri thirrje “njerëzve të mos bien pre e provokimeve”.

“Marrëveshja ose do të respektohet plotësisht ose do të përfundojë,” theksoi ai./Gazeta Sinjali/