image Rakiq i përgjigjet deklaratave të Rashiqit e Petroviqit për kërcënim

Kosovë

Fushatë/ Rakiq i përgjigjet deklaratave të Rashiqit e Petroviqit për kërcënim

news image

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Nenad Rashiq dhe Sllobodan Petroviq nga partia “Slloboda”, për kërcënim.

Sipas tij, deklaratat e tyre për kërcënim nga Lista Serbe, janë vetëm spekulime që po i bëjnë nga frika e humbjes në zgjedhje.

“Nenad Rashiq dhe Sllobodan Petroviq, Rada Trajkoviq dhe Alleksandar Jabllanoviq nuk i frikësohen asnjë kërcënimi, sepse kërcënime nuk ka. Ata i frikësohen rezultatit të zgjedhjeve. Nuk ka asnjë dëshmi qe dikush i ka kërcënuar. Ata çdo ditë po shkojnë në Ambasadë të Amerikës dhe në atë te Britanisë, aty ata po ankohen për disa kërcënime që vetëm ata po i shohin”, ka thënë Rakiq për T7.

Më tej Rakiq ka ironizuar se subjektet e tjera serbe nuk po bëjnë tubime për shkak të frikës nga mungesa e elektoratit.

“Ata kishin pasur dëshirë me mbledhë njerëz dhe simpatizantë sa ka mbledhur Lista Serbe këtu në Zubin Potok. Në tubimet e tyre, paraqiten shumë pak njerëz, dhe ata që janë prezent janë kryesisht vetëm shokët e ngushtë të këtyre kandidatëve dhe askush tjetër”, ka thënë Rakiq.

Ndryshe, Nenad Rashiq nga koalicioni “Sloboda” ka thënë se ky subjekt po kërcënohet nga Lista Serb e financuar nga Beogradi dhe për pasojë nuk po mund të gjejë një ambient demokratik për ta zhvilluar fushatën për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë./Gazeta Sinjali/