image Rahovec/ Vozitësi godet me veturë këmbësoren, pëson lëndime të rënda trupore

Siguri

Rahovec/ Vozitësi godet me veturë këmbësoren, pëson lëndime të rënda trupore

news image

Një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një vozitës, i cili duke mos përshtatur shpejtësinë e veturës ka goditur atë në momentin kur po kalonte rrugën, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili njoftoi se aksidenti ka ndodhur në mesditë në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pastaj për shkak të lëndimeve të rënda trupore e njëjta është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Sipas Xhurkaj, deri te aksidenti kishte ardhur kur i dyshuari kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij të tipit VW Golf, në aksin rrugor Prizren- Gjakovë, dhe në dalje të fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pa kujdesia dhe duke mos iu përshtatur shpejtësisë e godet viktimën.

Lidhur për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhër të tij, i dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit prej 48 orësh.

Xhurkaj bëri të ditur se rasti është në hetime.

/GazetaSinjali/