Dje një femër me probleme psikike e ka sulmuar fizikisht kunatën e saj në orën 16:30, në fshatin Ratkoc të Rahovecit, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Sinjalizuesve, viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat i është ofruar trajtimi mjekësor.
Ndërsa, thuhet se e dyshuara është dërguar në repartin e neuropsikiatrisë për të marrë trajtim mjekësor.