Një person në Rahovec ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur stoli ari, vlera e të cilave nuk dihet, një pistoletë me 50 fishekë të kalibrit 9mm, për të cilën pronari kishte leje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00. /Gazeta Sinjali/