Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq, ka thënë se në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel, sot kanë filluar lëshimin e një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-i të kalojë dhe të pozicionohet, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin”, ka thënë Radojeviq.
Sipas Radojeviqit, pas një veprimi të tillë, njësia speciale e Kosovës duhet që të fillojë tërheqjen.
“Ju mund të shihni vetë një numër të madhë të ushtarëve të KFOR-it, ne presim që gjithçka të shkojë pa probleme dhe në përputhje me marrëveshjen dhe pa asnjë problem”, ka thënë Radojeviq për Kosovo Online.
Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, barrikaduesit dhe njësitë specicale të Policisë dhe Kosovës do të tërhiqen paralelisht./GazetaSinjali/