image Radman në takim me Konjufcën ia konfirmon 10 mijë vaksinat antiCOVID

Shëndetësi

Radman në takim me Konjufcën ia konfirmon 10 mijë vaksinat antiCOVID

news image

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë takim, Radman ka konfirmuar se Kroacia ka siguruar 10 mijë vaksina antiCOVID për Kosovën.

“Në takim, veç tjerash, u bisedua edhe për pandeminë, hapat për sigurimin e vaksinave dhe domosdoshmërinë e imunizimit të qytetarëve tanë, me ç’rast kryediplomati kroat bëri të ditur se Kroacia ka siguruar 10 mijë vaksina anti-Covid për Kosovës”, thuhet nga zyra e kryeparlamentarit./Gazeta Sinjali/