Qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta rrezikojnë shëndetin e tyre për të kryer një shërbim qoftë në institucione publike apo edhe private.
Në një fotografi të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihen shumë duke pritur në rend për të marrë një vulë apostile verifikuese të cilët nuk mbajnë distancë.
Përveç distancës, në fotografi vërehet qartë që as maskat nuk i kanë të vendosura në mënyrën e duhur, pra nuk e kanë hundën dhe gojën të mbuluar. /Gazeta Sinjali/