Sërish janë krijuar radhë të gjata të automjeteve në pikën kufitare të Morinës.
Shumë qytetarë nga Kosova, qindra automjete, janë drejtuar për në Shqipëri për të kaluar fundjavën.
Pavarësisht situatës së pandemisë, e cila në vendin tonë ka qenë në shifra të larta rastesh të reja në ditët e fundit, sërish qytetarët nga Kosova kanë vendosur të udhëtojnë drejt bregdetit dhe jo vetëm. /Gazeta Sinjali/.