Shkatërrimi i gjerë ka lënë popullsinë e Çernihivit pa ujë, ngrohje ose energji elektrike, derisa trupat ruse vazhdojnë të rrethojnë qytetin verior të Ukrainës.
Furnizimi me gaz ishte ende pjesërisht funksional, sipas administratës rajonale të dielën.
Infrastruktura e qytetit është shkatërruar nga “luftimet aktive”, por po bëhen përpjekje për të riparuar dëmet, shkroi në Telegram shefi i administrates, Viacheslav Chaus.
Trupat ruse kanë rrethuar qytetin verior prej disa kohësh.
Një rrugë kyçe nga qyteti, e vendosur pranë kufijve rusë dhe të bjellorusisë, të çon në Kiev.
Kryebashkiaku Vladyslav Atrozhenko tha se qyteti ishte “plotësisht i shkatërruar” nga trupat ruse, në komentet e së shtunës.
Ai tha se më shumë se 200 civilë janë vrarë javët e fundit dhe se më shumë se gjysma e 285,000 banorëve fillestarë të qytetit ishin larguar, raporton REL.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka nisur më 24 shkurt. Që nga atëherë janë krijuar miliona refugjatë që janë larguar për në vendet evropiane.