image Qytetet ukrainase nuk gjejnë qetësi, vazhdojnë bombardimet nga forcat ruse

Botë

Qytetet ukrainase nuk gjejnë qetësi, vazhdojnë bombardimet nga forcat ruse

news image

Në disa qytete të Ukrainës po raportohet për bombardime nga ushtria ruse.

Bombardime të rënda janë raportuar në Irpin, qytet në periferi të Kievit, raporton REL.

Bombardimet po vazhdojnë në qytetin jugor të Mariupolit, pavarësisht se në këtë qytet ishte planifikuar që një marrëveshje e armëpushimit t’iu mundësonte evakuimin banorëve. Por, kjo marrëveshje nuk u respektua nga Rusia.

Po ashtu gjatë natës është raportuar për granatime të ashpra në Harkiv dhe Sumi.

Luftime të ashpra janë raportuar të shtunën edhe në veriperëndim të Kievit dhe përreth aeroportit Hstomel.

Forcat ruse po vazhdojnë përpjekjet e tyre për ta rrethuar kryeqytetin ukrainas, Kiev, që së bashku me Harkivin, vazhdojnë të jenë nën kontrollin e Ukrainës, pavarësisht bombardimeve të rënda.

/GazetaSinjali/