image Qytetet në rajonin e Luhansk goditen nga bombardime të rënda

Botë

Qytetet në rajonin e Luhansk goditen nga bombardime të rënda

news image

Guvernatori ushtarak rajonal, Serhii Haidai, ka thënë se disa qytete në rajonin lindor të Ukrainës në Luhansk janë goditur nga granatimet e rënda nga forcat ruse.

Disa nga qytetet e goditura përfshijnë Severodonetsk, Rubizhne, Lysychansk, Kreminna dhe Ivanivka, tha Haidai, kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk në një deklaratë.

“Dy persona vdiqën në Severodonetsk, banorë të Lysychansk dhe Toshkivka u plagosën dhe katër persona u shpëtuan”, tha ai.

“Nuk ka furnizim të centralizuar me ujë në Rubizhne, Popasna, Severodonetsk, pjesë e komunitetit Hirske dhe në Lysychansk. 28 vendbanime mbeten pa furnizim me gaz dhe 22 pa energji elektrike”, shtoi tutje.

Forcat ukrainase kishin luftuar gjithashtu përpjekjet e trupave ruse për të anashkaluar pozicionet e tyre pranë vendbanimeve Popasna dhe Novotoshkivske, tha Haidai në një deklaratë të veçantë.

Guvernatori ushtarak rajonal tha në fillim të kësaj jave  se përpjekjet ishin duke u zhvilluar për të evakuuar civilët nga qytetet e vogla në rajonin e tij, edhe pa marrëveshje të tilla me palën ruse.

/GazetaSinjali/