Një qytetare në aeroportin e Majamit, ka provokuar një polici duke iu afruar shumë afër në fytyrë edhe pse nuk kishte të vendosur maskë.
Më pas, ajo e pëson keq duke u gruashtuar nga polici, në video shihet qartë që gruaja me ngjyrë në aeroport goditet me grusht nga polici.
Polici i Majamit, pas publikimit të videos dramatike është shkarkuar nga detyra.
I gjithë incidenti u filmua nga kamera në trupin e një tjetër polici. Aty duket gruaja e cila pa maskë i afrohet dhe i bërtet efektivit në fytyrë. Papritur polici e qëllon me grusht në fytyrë dhe më pas e shtrin në tokë.
Hetimet kanë nisur për policin pas incidentit që vjen në një moment të tensionuar pas vdekjes së George Floyd, që u shoqërua me protesta të shumta në shumë shtete amerikane./ Gazeta Sinjali/