image Qytetari tregon si i mbeti kamioni në barrikada: Persona të maskuar që flisnin serbisht më thanë të dal nga kamioni

Siguri

Qytetari tregon si i mbeti kamioni në barrikada: Persona të maskuar që flisnin serbisht më thanë të dal nga kamioni

news image

Një qytetar ka treguar se si i ka mbetur kamioni në barrikadat e vendosura në Veri të Mitrovicës. Ai thotë se një person i maskuar duke i folur në gjuhën serbe, i kishte kërkuar të dilte nga kamioni.

Ai ka treguar për RTV Dukagjinin se i maskuari i kishte thënë se askush s’do cenonte veturën apo personin, por do ishte më së miri të merrte çelsat dhe të dilte.

“Kam qenë në kampin amerikan, në kampin e KFOR-it afër Leposaviqit. Kam dërguar material dhe kam qenë duke u kthyer. Më zuri brikada për pak e nuk më lanë të dalë. Edhe na tha për momentin merri çelsat thirre përgjegjësin tënd. Ishin me maska, folshin me radiolidhje”, ka treguar qytetari gjersa ka theksuar se personat flisinin në gjuhën serbe. Ai thotë se kamioni i parë pas barikadave është i tiji.

“Unë s’deshta me dal por ai dy herë më luti, të lutem më tha mbylle mjetin se ska me t’a prek kërkush, as ty stë prek askush por me m’dëgju mua, më mirë del, dil në këmbë se unë të marrë përsipër e stë prek askush, edhe unë e dëgjova”, ka treguar qytetari.

Disa rrugë të veriut janë bllokuar gjatë ditës së sotme nga serbët lokalë atje.

/GazetaSinjali/