image Qytetari nga Gjilani jep falas disa karroca për personat me nevoja të veçanta

Sociale

Qytetari nga Gjilani jep falas disa karroca për personat me nevoja të veçanta

news image

Besim Rexhepi, një qytetar nga Gjilani, ka bërë një gjest mjaft human sonte, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka publikuar fotografi të disa karrocave për personat me nevoja të veçanta, duke shprehur dëshirë për t’i dhuruar ato për këdo që ka nevojë, pa ndonjë kompensim.

“Përshëndetje të gjithëve, këto karroca i jap falas. Nëse ka të interesuar, të lajmërohen në numrin kontaktues +383 44 533 540”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo vepër e tij mund të jetë një lehtësim shumë i madh për personat e kësaj kategorie, e sidomos për familjarë e tyre, të cilët në mungesë të karrocave, detyrohen t’i bartin pezull ata./Gazeta Sinjali/