Me vendim të Qeverisë, të gjithë ata që nuk i kanë tri doza vaksinash nuk lejohen të hynë në territorin e Kosovës.
Por ky vendim nuk është përkrahur nga shumë njerëz pasi sipas tyre në asnjë vend të Evropës nuk kërkohen tri doza të vaksinës.
Një qytetar ka thënë se e kanë vështirë të qarkullojnë me këtë kërkesë nga Qeveria e Kosovës.
“Këtu në pikën kufitare në Kosovë na kanë kërku me i pasë 3 doza të vaksinës. Në Gjermani me dy, kërku në Evropë nuk i kërkojnë, në asnjë kufi, vetëm në Kosovë. Pak vështirë por çfarë të bëjmë”, ka thënë ai për t7.
Në kuadër të masave të reja, kërkohet që edhe fëmijët e grup moshës 12-16 vjet, të kenë testin PCR jo më të vjetër se 48 orë.