Policia e Kosovës mbetet një ndër institucionet më të besuara në vend për qytetarët. Ata drejtohen në stacione policore gjithmonë kur kanë ndonjë shqetësim apo dëshirojnë të ndihmojnë me aq sa munden.
Së fundmi, një qytetar në qytetin e Lipjanit ia ka dorëzuar Policisë një portofol të cilin e kishte gjetur në rrugë, brenda së cilit ndodheshin 622 euro dhe disa dokumente personale.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se mjetet e humbura me ndihmën e qytetarit i janë kthyer pronarit.