image Qytetari gjeti granatën e dorës të vendosur në derën e veturës, Prokuroria nis hetimet për kanosjen në lagjen 038

Siguri

Qytetari gjeti granatën e dorës të vendosur në derën e veturës, Prokuroria nis hetimet për kanosjen në lagjen 038

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident në lagjen 038 në Hajvali, ku në një veturë u gjet e vendosur një granatë dore. Mjeti shpërthyes është tërhequr, teksa Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se fillimisht rasti është cilësuar si vrasje në tentativë, e më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Kanosje me armë”.  

Sipas informacioneve të para, mjeti shpërthyes, i pajisur me siguresë është vendosur në dorezë të derës së veturës së qytetarit (emër i njohur për redaksinë).

Rasti ka ndodhur pas orës 11:00, kur Policia është njoftuar për rastin dhe ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

/GazetaSinjali/