image Qytetarëve në Kosovë do t'u bëhen teste të temperaturës

Kosovë

Pandemia/ Qytetarëve në Kosovë do t’u bëhen teste të temperaturës

news image

Qytetarëve në Kosovë do t’u matet temperatura përmes disa testeve.

Këtë e ka paralajmëruar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se kjo do të bëhet në ditët e ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në ditët në vazhdim, bashkërisht me qytetarët, bashkërisht me juve, do të zhvillojmë teste të temperaturës, kampanjë informuese vetëdijsuese për të gjithë ne, dhe për këtë do t’ju informojmë me kohë”, tha Vitia në konferencën për media ku njoftoi për masat lehtësuese nga e enjtja.

Ai ritheksoi se me lehtësimin e masave kufizuese, do të bëhen të domosdoshme përdorimi i maskave, mbajtja e distancës dhe higjena. /Gazeta Sinjali/