Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se sot nga ora 07:00 deri në 19:00, zyrtarët e PK-së kanë shqiptuar 638 gjoba për shkelësit e masave të Qeverisë kundër COVID-19.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 107 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve.
Teksa njofton se aksioni i policisë është duke vazhduar që nga ora 20:00.
“Sot nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 638 gjoba sipas ligjit të ri Anti-COVID dhe janë dhënë 107 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 ka vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e ligjit dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë”, tha Qalaj për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/