image Qytetarët vijojnë shkeljen e masave kundër COVID-19, drejtori Qalaj jep detaje

Siguri

Qytetarët vijojnë shkeljen e masave kundër COVID-19, drejtori Qalaj jep detaje

news image

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se sot nga ora 07:00 deri në 19:00, zyrtarët e PK-së kanë shqiptuar 606 gjoba për shkelësit e masave të Qeverisë kundër COVID-19.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 87 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve që nuk e respektuan Ligjin AntiCovid.

Teksa njofton se aksioni i policisë është duke vazhduar që nga ora 20:00.

“Më 25.09.2020 nga ora 07:00 -19:00 nga policia janë shqiptuar 606 gjoba sipas ligjit të ri AntiCovid dhe janë dhënë 87 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve. Nga ora 20:00 është duke vazhduar aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e ligjit dhe zbatimin e vendimit të Qeverisë”, tha Qalaj për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/