image Para Speciales, protestuesit tregojnë masakrat që i bënë serbët në Kosovë teksa Thaçi hyn për t'u intervistuar

Drejtësi

Para Speciales, protestuesit tregojnë masakrat që i bënë serbët në Kosovë teksa Thaçi hyn për t’u intervistuar

news image

Teksa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është futur në selinë e Speciales në Hagë për ditën e tretë të intervistimit nga prokurorët, disa qytetarë janë mbledhur jashtë për ta mbështetur atë.

Bashkatdhetarë nga vendet e BE-së sërish kanë qëndruar para Dhomave të Specializuara, ndërsa përveç parullave në mbështetje të Thaçit, disa prej tyre sot kanë shfaqur fotografi të masakrave të kryera në Kosovës nga Serbia.

“UÇK nuk ka kryer krime. UÇK e ka mbrojtur Kosovën nga kriminelët”, është mbishkrimi i një fotografie ku shihen qytetarë të masakruar.

Ata që u mblodhën kanë kënduar dhe brohoritur emrin e Thaçit në momentin e zbritjes së tij nga vetura e deri sa hyri në objektin e Speciales. /Gazeta Sinjali