image Qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimit të sigurimit të veturave

BQK/ Qytetarët protestojnë kundër rritjes së çmimit të sigurimit të veturave

news image

Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë dalur para objektit të Bankës Qendrore e Kosovës për të protestuar kundër rritjes së çmimit për sigurimin e veturave.

“Siguroni, mos na varfnoni”, “BQK mendo për neve!”, janë disa nga parullat që protestuesit po mbajnë në duart e tyre si revoltë ndaj BQK-së, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndryshe, nga Banka Qendrore e Kosovës përmes një konference për media kanë thënë se rritja e çmimit të sigurimit të veturave është bërë pa ndonjë shkelje ligjore.

Ndërsa, të pyetur për protestat e paralajmëruara për sot dhe të shtunën, drejtuesit e këtij institucioni shprehën gatishmëri t’u sqarojnë qytetarëve  shkaqet e këtij vendimi./Gazeta Sinjali/