image Qytetarët pak të informuar për variantin e ri të COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Qytetarët pak të informuar për variantin e ri të COVID-19 në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës gjatë së mërkurës nuk ka filluar testimin e qytetarëve sipas orarit të paraparë nga ora 08:00 e mëngjesit.

Për këtë vonesë nga Instituti i kanë thënë EO se ajo ka ndodhur për shkak të rregullimit të ngrohjes në ambientimin e hapësirës ku po kryhen testimet.

Kurse qytetarët që ishin duke pritur për t’u testuar thanë se nuk kanë pritur gjatë dhe se rezultatet po u jepen shumë shpejt.

Shefqet Krasniqi tha që nuk ka pritur gjatë për testim. Ai ka sqaruar se nuk ka informacione sa i përket varantit të ri të COVID-19.

Nuk kam pasur simptoma, por një ftohje dhe me rekomandim mjekut kam ardhur. Normal që kam frikë, na me maska ata pa maska nëpër mitingje”, shtoi ai.

Kurse Fatmir Selmanaj ka shkuar me bashkëshorten për testim si pasojë e disa simptomave që kanë pasur.

Sa i përket variantit të ri ai tha që nuk kanë edhe shumë informata.

Kemi frikë, por nuk kemi edhe shumë informata për këtë variantin e ri”, shtoi ai.

Deri në orën 10:00 janë testuar rreth 150 persona për COVID-19. /Gazeta Sinjali/