image Qytetarët kishin dhënë vërejtje për punën e polices Valdete Bllaca, zbardhen detaje për shëndetin mendor të saj

Kosovë

Siguri/ Qytetarët kishin dhënë vërejtje për punën e polices Valdete Bllaca, zbardhen detaje për shëndetin mendor të saj

news image

Burime të afërta të Gazetës Sinjali me familjen Bllaca, kanë konfirmuar se ish-policja ka qenë së paku tre muaj në trajtim psikiatrik në Gjilan, mirëpo rezulton se efekti i trajtimit ka qenë shumë i vogël.

Burime të njëjta thonë se edhe qytetarët kishin bërë vërejtje të shumta lidhur me punën e polices. Asaj iu kishte konfiskuar arma në korrik të vitit 2019, por dyshohet se u tërhoq të premten nga stacioni policor në Deçan.

Gazeta Sinjali ka zbuluar detaje tronditëse për krimin që shokoi Kosovën, i cili besohet se ishte planifikuar të paktën një ditë përpara tragjedisë. Dyshohet se gruaja 45-vjeçare kishte qëndruar rreth 3-4 orë mes kufomave, më pas kishte kryer vetëvrasjen.

Kujtojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një konferencë për media në Gjilan, tha  se rreth 100 policë në Kosovë kanë probleme me shëndetin mendor dhe se aktualisht janë duke u trajtuar.

Ai ndër të tjera ka thënë se të njëjtit nuk mund t’i shkarkojnë nga puna, si pasojë e mungesës së Ligjit për Policinë. /Gazeta Sinjali/