image Qytetarët e presin Erdoganin në Rinas me flamuj të Turqisë dhe foto të tij - Sinjali

Qytetarët e presin Erdoganin në Rinas me flamuj të Turqisë dhe foto të tij

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sot do ta vizitojë Shqipërinë.

Teksa pritet të mbërrijë në aeroportin e Rinasit, me dhjetëra qytetarët kanë dalë rrugë me flamuj turk në duar dhe foto të Erdoganit për ta pritur.

Sipas agjendës së publikuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë, Erdogan do të pritet në orën 09:25 me ceremoni zyrtare në Aeroportin e Rinasit, ndërsa në orën 10:05 presidenti i Turqisë do të vizitojë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit në Laç./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin