Vetëm 2.89 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të kënaqur me 100 ditëshin e parë të Qeverisë Kurti 2.
Sipas një sondazhi të ralizuar nga Pyper për rtv Dukagjinin, vetëm kjo përqindje e qytetarëve mendon se gjatë kësaj periudhe është përmirësuar mirëqenia sociale dhe ekonomike.
Në pyetjen: “Në cilën pikë konsideroni që Qeveria Kurti 2 po performon më së miri?”, përgjigjja në pikën për “mirëqenien sociale”, nuk ka kaluar as tre për qind.
Ndërkaq, 21 për qind e të anketuarve mendojnë se Qeveria Kurti ka punuar më së shumti në luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.
Rezultatet që i publikoi tv Dukagjini, nga sondazhi i Pyper:/Gazeta Sinjali/