Qeveria e Kosovës së bashku me ministrinë e Shëndetësisë, këtë të premte morën disa masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend, raporton Gazeta Sinjali.
Një nga masat e reja është edhe mbyllja e të gjitha bizneseve, përveç marketeve të vogla dhe institucioneve shëndetësore.
Kjo mbyllje e qendrave tregtare erdhi me arsyetimin për shmangien e grumbullimit të qytetarëve, por këtë herë qytetarët e komunës së Mitrovicës siç shihen edhe në foto, janë mbledhur përsëri dhe me numër shumë të madh.
Liqeni Akumulues gjatë ditës së sotme ishte i mbushur me qytetarë që kishin dalë për shëtitje duke mos respektuar distancën dhe masat nga qeveria.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 730 raste me COVID-19. /Gazeta Sinjali/