image Qytetarët e Gjilanit për 10 muaj kanë paguar më shumë se 2 milionë euro për tatime

Financa

Qytetarët e Gjilanit për 10 muaj kanë paguar më shumë se 2 milionë euro për tatime

news image

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve në komunën e Gjilanit, e udhëhequr nga kryetari, Lutfi Haziri, transmeton Gazeta Sinjali.

“Në këtë mbledhje është diskutuar për përmbylljen e vitit buxhetor, progresin e investimeve në infrastrukturë, gjendja me pandeminë COVID-19, sikurse edhe përgatitjet për shënimin e festave të 28 nëntorit, vit ky që i është kushtuar heroit të shqiptarëve, Abdullah Tahiri”, njofton Zyra për Informim në këtë komunë.

Haziri në këtë mbledhje ka falënderuar qytetarët për lojalitet në pagesën e tatimeve, derisa bëri të ditur se brenda dhjetë muajve të hyrat totale nga tatimet janë 2 milionë e 250 mijë euro, derisa për tatim në pronë janë mbi 1 milion euro. /Gazeta Sinjali/